Ballina Aktualitet Protesta e opozitës, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë

Protesta e opozitës, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë

Pas protestës së opozitës ku nuk munguan incidentet ka ardhur edhe reagimi i ambsadaës së SHBA-ve. Në një reagim të saj në rrjetet sociale thuhet: “Ambasada e SHBA dënon dhunën që ndodhi gjatë protestës sonte. Grumbullimi paqësor dhe e drejta për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë janë shtylla të demokracive të shëndosha, por janë të drejta që duhen ushtruar paqësisht.

Përdorimi i mjeteve piroteknike, sidomos kur vënë në shënjestër policinë, nuk është akt paqësor, është i papranueshëm dhe jodemokratik. Iu bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve të protestës të ndalojnë aktet e dhunshme dhe të angazhohen në dialog konstruktiv” – thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-ve.