Ballina Aktualitet Protesta e opozitës, Policia: Synohet hyrja në parlament, do përgjigjemi

Protesta e opozitës, Policia: Synohet hyrja në parlament, do përgjigjemi

Policia e Shtetit ka deklaruar së fundmi se do të përgjigjet me forcën e ligjit, për ata që kryejnë akte të dhunshme e të paligjshme në protestën e nesërme të thirrur nga opozita.

Policia gjithashtu bën me dije se ka informacione për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale në protestën e nesërme dhe se synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë.

Por iu bën apel të gjithë atyre që duan të ushtrojnë nesër lirinë e tubimit dhe të drejtën e protestës, që të mos përfshihen në asnjë rast e për asnjë arsye në veprime të dënueshme ligjërisht.