Ballina Aktualitet Tiranë, protesta e opozitës, reagimi i OSBE: Dhuna, shkelje e parimeve demokratike

Tiranë, protesta e opozitës, reagimi i OSBE: Dhuna, shkelje e parimeve demokratike

Përmes një deklarate për mediat, Prezenca e OSBE në Tiranë thekson se nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme.

“Prezenca e OSBE bën thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër Kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private. Përshkallëzimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore. Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme. Ne do të vijojmë të mbështetim të gjitha aktet e protestës demokratike dhe paqësore, si pjesë e përkrahjes sonë të palëkundur për demokracinë në Shqipëri,” – thuhet në deklaratën e Prezencës së OSBE në Tiranë.