Ballina Aktualitet Protesta e opozitës, mijëra njerëz drejt kryeqytetit

Protesta e opozitës, mijëra njerëz drejt kryeqytetit

Militantë të partive opozitare nga të gjithë qytetet e Shqipërisë, janë nisur në orët e mëngjesit të sotëm drejt kryeqytetit, për t’iu bashkuar protëstës së thirrur nga opozita.

Autobusë të shumtë, por edhe mjete private janë vënë në dispozicion të protestuesve, për t’i sjellë në Tiranë.

Në drejtim të kryqeytetit janë nisur rreth 2000 protestues nga Lezha, dhe rreth 1000 të tjerë nga Laçi e Mirdita. Kështu nga Vlora raportohet se janë nisur rreth 1800 personanë dispozicion të të cilëve janë vënë më tepër se 10 autobnusë dhe dhjetëra makina private.

Rreth 1000 vetë janë nisur edhe nga Gjirokastra, në dispozicion të të cilëve janë vënë rreth 7 autobusë, ndërsa konfirmohet se ky grupim është duke mbërritur në kryeqytet. Gjithashtu burime nga selia e Partisë Demokratike në Shkodër raportojnë se janë rreth 5000 qytetarë nga ky qytet, që janë nisur për të marrë pjesë në protestën e sotme.

Bëhet me dije se të gjithë autobusët po u nënshtrohen kontrolleve të rrepta të policisë, me këtë të fundit që po verifikon prezencën e elementëve kriminalë.