Ballina Politikë Protesta e opozitës, ambasadori Cutillo: Të jetë paqësore, dënojmë dhunën

Protesta e opozitës, ambasadori Cutillo: Të jetë paqësore, dënojmë dhunën

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo ka reaguar sot mbi protestën e dytë të opozitës së bashkuar, e cila do të mbahet nesër.

Ai deklaron se liria e shprehjes nuk mund të justifikojë deklaratat që nxisin dhunën. Cutillo gjithashtu shprehet se shpreson që protesta nesër të jetë paqësore, dhe se çdo shprehje e dhunshme do të dënohet nga pala italiane.

“Protestat janë një mjet ligjor i shprehjes së shoqërisë demokratike, por liria e shprehjes nuk mund të justifikojë deklaratat që nxisin dhunën dhe akoma më pak akte të dhunshme. Shpresoj që protestat e nesërme të jenë paqësore dhe të ruhet respekti për institucionet e shtetit. Çdo shprehje e dhunshme e pakënaqësisë do të dënohet me vendosmëri nga pala italiane,” –  deklaron Cutillo.