Ballina LAJME Protesta e dhunshme/ SHBA, BE dhe OSBE: Mjaft me dhunë! Drejtuesit e...

Protesta e dhunshme/ SHBA, BE dhe OSBE: Mjaft me dhunë! Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë

Lidhur me dhunën në protestën e opozitës kanë reaguar edhe ndërkombëtarët. Konkretisht Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë kanë dënuar aktet e dhunës së ushtruar nga protestuesit dhe kanë bërë thirrje që udhëheqësit e opozitës të tregohen të përgjegjshëm dhe të përmbajtur në protestat e thirrura në vijim.

Po kështu gjatë protestës së mbrëmshme ku shpërtheu dhuna kanë reaguar edhe prezenca e OSBE dhe SHBA në vend ku kanë bërë thirrje palëve që çdo akt dhune është i patolerueshëm dhe i pajustifikueshëm.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë me anë të një deklarate  ka dënuar aktet e dhunës të ndodhura mbrëmjen e djeshme në protestën e thirrur nga opozita. Ata u bëjnë thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politik të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje në protestat e thirrura që pritet të mbahen në ditët në vijim.

Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Duke pasur parasysh protestat e shpallura sot dhe në ditët e ardhshme në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Evropian u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut.” shkruhet në reagimin e Bashkimit Europian në Tiranë.