Ballina Aktualitet Protesta e 5 marsit, PD-Ramës: Bëj publike orën e seancës plenare

Protesta e 5 marsit, PD-Ramës: Bëj publike orën e seancës plenare

Në një kohë që na ndajnë vetëm dy ditë nga protesta e paralajmëruar kombëtare e opozitës së bashkuar, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka një kërkesë për kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në  ‘Twitter” Bardhi kërkon nga Rama t’i japë leje kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi të bëjë publike orën e seancës plenare.

“Gazmend Bardhi Edi Rama, lejoje Gramozin të publikojë orën e seancës plenare! Seanca plenare nuk është si PPP e tua, që i njoftohet vetëm klientit privat dhe publikut i mbahet i fshehtë. Parlamenti është i qytetarëve, jo i përfaqesuesve të krimit! Shihemi më 5 Mars përpara Parlamentit!”, shkruan Bardhi.

Kujtojmë që PD ka paralajmëruar protesta në varësi të seancave plenare në Kuvend.