Ballina Aktualitet Protesta e 16 shkurtit, Ambasada e SHBA: Shmangni turmat e njerëzve

Protesta e 16 shkurtit, Ambasada e SHBA: Shmangni turmat e njerëzve

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar së fundmi shtetasit të jenë vigjilentë dhe të shmangin praninë e tyre në zonat e grumbullimit të turmave.

Ambasada njofton gjithashtu shtetasit amerikanë e jo vetëm, të bëjnë kujdes veçanërisht në pikat e grumbullimit të njoftuara paraprakisht nga organizatorët e protestës.

“Një demonstrim pritet të zhvillohet më 16 shkurt 2019. Demonstruesit thuhet se do të mblidhen në mëngjes zonën e Zogut të Zi, Qytet Studenti, Stadiumi Selman Stermasi dhe vende të tjera rreth qytetit. Më pas do të shkojnë drejt Zyrës së Kryeministrit për t’u mbledhur rreth orës 11:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare. Kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur,” – thuhet në njoftim.