Ballina Aktualitet Protesta, deklarata e Berishës: Ky është një cunam popullor

Protesta, deklarata e Berishës: Ky është një cunam popullor

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka quajtur protestën e sotme “një cunam popullor.” Ish-kryeministri Berisha, në një prononcim për mediat teksa gjendet mes protestuesve, është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk mund t’i fshihet cunamit popullor.

“Mirënjohje të pakufishme ndaj atyre që sot firmosin betejën fitimtare nga kakistokracisë. Edi Rama ia ka mbathur sërish ditën e sotme. Edi Rama ka shkuar te tunelet e Skraparit. Ky është një cunam popullur dhe Rama nuk mund t’i fshihet,” – u shpreh Berisha.