Ballina Aktualitet Protesta, Basha mbyll marshimin: E sotmja hyri në historinë tonë të bashkimit...

Protesta, Basha mbyll marshimin: E sotmja hyri në historinë tonë të bashkimit kombëtar

Teksa ka folur para qytetarëve protestues, të cilët e ndalën marshimin e tyre para selisë së Partisë Demokratike, lideri i opozitës Lulzim Basha ka mbyllur edhe protestën e sotme të opozitës së bashkuar. Basha tha se dita e sotme hyri në histori.

“E sotmja hyri në historinë tonë të bashkimit kombëtar, – tha Basha. – Çdo shqiptar sot dhe çdo brez që vjen ju ka një borxh ju, misionarëve të lirisë, misionarëve të demokracisë, misionarëve të Shqipërisë si gjithë Evropa. Sot, më në panik se kurrë, kufoma politike e Edi Ramës dhe klikës së tij kriminale përshkallëzoi dhunën e paprovokuar ndaj protestuesve për t’i larguar nga rruga e protestës, por përgjigjen e mori nga populli. E gjitha Shqipëria dhe bota sot kanë parë vendosmërinë e një Shqipërie të bashkuar për vlera evropiane dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Dita kur do të shkojnë para drejtësisë po afron. Nuk ka rrugë tjetër përveç protestave popullore.”