Propaganda vazhdon…

56

nga Arlind Boshku

Në lagjen 13, në Durrës, bashkë me Ervin Salianjin. Zona e plazhit sot më ngjan si një skenë krimi! Shumica e familjarëve që takuam akoma nuk kanë strehim, nuk kanë një plan të qartë se si do të vazhdojë tmerri i madh që iu ka rënë.

Një kryefamiljar sot kishte filluar punimet për të riparuar dëmet me lekët e veta sepse nga ky shtet ka zero shpresë për të marrë sadopak mbështetje monetare.

Akoma nuk dinë nëse banesat do shemben apo do të riparohen? Do të rindërtohet po aty apo do të shkojnë në qytetin e ri të Rilindjes? Akoma nuk ka minimumin e një informacioni se si, qysh e tek do të procedohet me hallin e madh që iu ka rënë?!

Kryebanditi me propagandën e vet vazhdon vetëm propagandë, do bëjmë banesa me të mira se Zvicra, do të bëjmë superqytet tek plehrat e Porto Romanos, do të ndërtojmë lulishte tek vendet ku janë shembur pallatet, mijëra njerëz qëndrojnë me hotele me pesë yje, fshatarëve do t’u japim nga 20 milionë leke për t’i bërë vetë shtepitë, do të blejmë apartamente në Tiranë, vetëm PROPAGANDE!

Të varfërit janë bërë më të varfër. Qeveria dhe ministri më i ri i qeverisë janë bërë më të pasur.

Njerëzit duan zgjidhje, nuk duan propagandë e as tallje!

Ne do të jemi aty ku njerëzit kanë halle, ne do të jemi tek njerëzit në nevojë.

STOP propagandës.

(marrë me disa korrigjime nga profili i autorit në Facebook)