Prokuroria e Përgjithshme vërteton arrestimin në itali, Valdrin Pjetrin në ndjekje penale

0
3

Valdrin Pjetri, ish-kandidati i PS për Bashkinë e Shkodrës është arrestuar në 27 Janar 2003 në shtetin italian për drogë me 27 muaj burg dhe 1500 euro gjobë, ndërsa në 4 shkurt po të këtij viti është dëbuar nga shteti italian, gjë të cilën nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pas kandidimit në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ky ka qenë përfundimi i Prokurorisë së Përgjithshme si përgjigje ndaj kërkesës së Partisë Demokratike për të verifikuar Pjetrin. Kjo do të çojë Pjetrin në ndjekje penale.