Ballina Ekonomi / Biznes Projektbuxheti i ri rrit borxhin publik

Projektbuxheti i ri rrit borxhin publik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka sulmuar ashpër politikat buxhetore të iniciuara nga maxhoranca, e cila sipas saj, vijon të rrisë pabarazinë mes shoqërisë.

Gjithashtu deputetja ndalet edhe tek projekti “1 miliard euro”, të cilin e cilëson si nismë shkatërrimtare për arkën e buxhetit të shtetit.

Përmes nja statusi në rrjetin social “Facebook”, Tabaku shkruan se vitin e ardhshëm borxhi publik nga 71 për qind që është aktualisht do të shkojë në 83, duke çuar ekonominë drejt kolapsit.

“Një vit më parë në ditën e miratimit të buxhetit në emër të grupit parlamentar të PD propozova amendamentin për mosrritjen e borxhit dhe rreshtova gjithashtu problematikat e projektit “1 miliard euro”. Fatkeqësisht për shqiptarët qeveria dhe mazhoranca ndërmorri nismën që do të shkatërrojë arkat e shtetit shqiptar dhe paratë publike si asnjëherë më parë.” ky ka qënë edhe statusi i deputetes Tabaku në Facebook.