Ballina Aktualitet Projekt-buxheti për politikën e jashtme, përplasje pozitë-opozitë

Projekt-buxheti për politikën e jashtme, përplasje pozitë-opozitë

Projekt-buxheti i vitit 2019 parashikon një rritje prej 3 përqind për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, por kjo ka sjellë përplasje mendimesh midis pozitës dhe opozitës së vendit.

Kryetarja e Komisionit të Politikës të Jashtme, deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli në një prononcim për mediat për projekt-buxhetin 2019 u shpreh se besonte që nga diskutimet që janë bërë qoftë me të dy ministritë dhe ministrat respektiv Bushati dhe  Majko, ka një përputhje midis detyrimeve dhe zbatimit të strategjive të politikës së jashtme të qeverisë dhe buxhetit.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka kundërshtuar projekt-buxhetin e vitit 2019 duke u shprehur se është buxhet i stanjacionit.