Ballina Ekonomi / Biznes Projekt-buxheti 2019, ministri Ahmetaj: Rritje me 5,9 përqind

Projekt-buxheti 2019, ministri Ahmetaj: Rritje me 5,9 përqind

Ministri i ekonomisië dhe financave Arben Ahmetaj prezantoi sot, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, projekt-buxhetin e vitit 2019. Gjatë mbledhjes, ministri Ahmetaj deklaroi se do të ketë një rritje të buxhetit me 5,9 përqind dhe se do të ketë edhe rritje pagash në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë edhe mbështetje dhe investime në sektorët e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë e infrastrukturës.

“Paketa fiskale synon uljen e barrës së kombinuar fiskale për kompanitë,” – tha ministri Ahmetaj gjatë prezantimit, duke shtuar se do të ketë përjashtim nga TVSH për makinat bujqësore të importuara.

Ai gjithashtu premtoi se do të ndiqet një normë e reduktuar TVSH për transportin e autobuzave publikë dhe se shpenzimet buxhetore për herë të parë do të shkojnë në 519 milionë lekë, duke gjeneruar punësimin dhe duke mbështetur shëndetësinë, arsimin dhe infrastrukturën e vendit.