Ballina Aktualitet Prodhimet tradicionale shqiptare marrin patentë kombëtare

Prodhimet tradicionale shqiptare marrin patentë kombëtare

Mjalti i Malësisë së Madhe, Mjalti i Gështenjës së Tropojës, Mjalti i Gështenjës së Malësisë së Madhe, Boronica e Bjeshkëve të Tropojës, Boronica e Bjeshkëve Kuksiane janë prodhimet tradicionale shqiptare, që gjenden në veriun e vendit dhe për vlerat e veçanta që bartin, janë regjistruar si patenta kombëtare.

Drejtoria e Markave dhe patentave bën të ditur se, këtë vit ka një rritje të aplikimeve për markimin e produkteve tipike shqiptare, me shtrirje gjeografike nga i gjithë vendi, por tashmë produktet nga zonat veriore të Shqipërisë janë regjistruar si marka tregtare, duke  i hapur rrugë të sigurt eksportit të tyre.

Mbrojtja e pronësisë industriale i jep vlerë markave tregtare dhe sidomos produkteve unike shqiptare të regjistruara si tregues gjeografik dhe emërtim origjine.

Inventarizimi i produkteve potenciale dhe regjistrimi i tyre si patenta kombëtare, është një nismë e ndërmarrë nga ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për zhvillimin e zinzhirit të vlerës së produkteve “made in Albania” të cilat markohen për eksport me çmime më të larta.