Ballina Aktualitet Prizren, përurohen shtatoret e tre liderëve historikë të përpjekjes për pavarësi

Prizren, përurohen shtatoret e tre liderëve historikë të përpjekjes për pavarësi

Janë përuruar ditën e sotme shtatoret e Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sulejman Vokshit, tre liderët historikë të Lidhjes së Prizrenit.

Veprimtaria u organizua në kuadër të kremtimit të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skëndërbeut dhe nën kujdesin e veçantë të kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj. Gjithashtu të pranishëm në këtë përurim ishin edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, si edhe kryeministri i vendit Edi Rama. Ky i fundit, në fjalën e tij përshëndetëse, that se amaneti dhe misioni i Lidhjes së Prizrenit kishte për synim shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Kryeministri Rama theksoi gjithashtu edhe rëndësinë dhe punën e intelektualëve të shumtë, cilët u përpoqën dhe ja dolën mbanë për krijimin e shtetit shqiptar, pavarësisht pengesave të hasura në rrjedhat historike.

Tre shtatoret e atdhetarëve themelues të Lidhjes së Prizrenit ishin vendosur pranë njëri-tjetrit, pikërisht në shtëpinë ku edhe u organizua mbledhja e parë e këtij evenimenti të rëndësishëm kombëtar.