Ballina Kuriozitete Princit Harry po i bien flokët dhe ja si do të duket...

Princit Harry po i bien flokët dhe ja si do të duket në moshën 50-vjeçare

Princ Harry shumë shpejt do të mbetet pa flokë, nëse nuk bën diçka për ta parandaluar.
Duka i Sussex nuk ka bërë asnjë përpjekje për të fshehur rënien e flokëve, e cila është përshpejtuar kohët e fundit. Një kirurg kozmetike ka thënë se princi Harry nuk po bën asnjë veprim për për të parandaluar rëniën e flokëve, duke qenë se kohët e fundit është shumë i lumtur me gruan Meghan.

34-vjeçari po humb flokët sa vjen edhe më shpejt, ashtu si vëllai i tij i madh, princi William, sipas Dr. Asim Shahmalak. Kirurgu, i cili punon në Klinikën Crown në Mançester dhe është i specializuar në transplantet e flokëve, thotë se meshkujt e lumtur, që kanë një lidhje të rregullt, bëjnë më pak përpjekje për të fshehur humbjen e tyre të flokëve, pasi gjejnë partneren e jetës.

Fotografitë e Harry dhe Meghan në Australi, javën e kaluar, tregojnë një përkeqësim të shpejtë të flokëve të tij, me një rënie që shtrihet në anën e djathtë përgjatë skajit të kokës së tij. Nëse jeni kurozë sesi do të duket Harry në moshën 50-vjeçare nëse nuk bën asgjë për të ndaluar rënien e flokëve, mund ta shuani kuriozitetin në foton bashkangjitur.