Ballina BOTA Princi saudit lëviz kokën për herë të parë, pas 14 vitesh në...

Princi saudit lëviz kokën për herë të parë, pas 14 vitesh në koma

Një princ saudit në koma për 14 vitet e fundit ka lëvizur kokë për herë të parë. Kështu së paku shkruajnë disa media, përfshirë edhe khaleejtimes.com, media e cila ka publikuar edhe pamjet të cilat thuhet se janë shpërndarë edhe në mediat sociale.

Po sipas kësaj media, ka qenë princesha Rima bint Talal, vajza e miliarderit saudit, Princi Alwaleed bin Talal, ajo që ka postuar një video të kushëririt të saj, Princi Waleed bin Khaled, duke lëvizur kokën për herë të parë në 14 vjet pasi ra në koma pas një aksidenti me makinë.


Vlen të përmendet se Princi Alwaleed vizitoi nipin e tij në spital – së pari – pasi u lirua nga hoteli Ritz-Carlton, duke pastruar emrin e tij në akuzat për korrupsion në 2018.
I njohur si “princi i fjetur” në Arabinë Saudite, princi Waleed është djali i princit Khaled bin Talal.