Ballina RAJONI Presidenti Vuçiç: I fyer nga trajtimi në Paris

Presidenti Vuçiç: I fyer nga trajtimi në Paris

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se është fyer nga trajtimi që i është bërë gjatë ceremonive për 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore në Francë.

Gazetat publikuan fotografi të liderëve duke parë ceremonitë, përfshirë Vuçiçin dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka qenë i ulur pas udhëheqësve të Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe SHBA-së, ndërsa Vuçiç ka qenë i ulur në anën përballë.

“Mund të imagjinoni se si jam ndjerë. Nuk mund të besoja çfarë po shoh para meje, duke ditur sakrificën që populli serb ka bërë në Luftën e Parë Botërore,”- u shpreh Vuçiç duke lënë të kuptohej që ishte ndjerë i fyer.