Ballina BOTA Presidenti Putin mbështet idenë e Macron: Zhvillim pozitiv

Presidenti Putin mbështet idenë e Macron: Zhvillim pozitiv

Sipas liderit rus, Vladimir Putin, i cili ndodhet në Paris në 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ideja e presidentit francez Emmanuel Macron për një ushtri evropiane, ka sens dhe është pjesë e një procesi pozitiv, pasi kjo ushtri do të mund të forconte natyrën shumëpolare të botës.

Ndërkohë, kundër propozimit të presidentit francez ka dalë Gjermania dhe presidenti i SHBA, Donald Trump i cili ka shprehur frustrim ndaj idesë së një force evropiane që mund të ketë si qëllim mbrojtjen e Evropës edhe përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Macron, një ushtri evropiane do të zmbrapste kërcënimet nga SHBA, Kina dhe Rusia. Evropa, sipas Macron, duhet të mbrojë veten, ndërkohë që nuk mund të mbështeten më tek Shtetet e Bashkuara.

Duke folur për mediat franceze, Putin tha edhe se nuk do të kishte një takim me Presidentin amerikan Donald Trump në Paris, por konfirmoi se ata do të takohen në prapaskenat e samitit të G20 në Argjentinë, më vonë këtë muaj.