Ballina Aktualitet Presidenti Meta zgjedh transportin publik, me tren për Marsejë

Presidenti Meta zgjedh transportin publik, me tren për Marsejë

Presidenti Meta vazhdon vizitën e tij zyrtare në Francë.
Kreu i Shtetit, si pjesë të axhendës së tij të ngjeshur, ka edhe pjesëmarrjen në Konferencën “Mediterranean of the Future” në Marsejë. Ai ka publikuar një foto me Ambasadorin shqiptar në Paris Dritan Tola, teksa ka preferuar transportin publik për të udhëtuar me tren drejt Marsejës.

Ja çfarë shkruan Presidenti Meta

“Rrugës për Marsejë, së bashku me Ambasadorin tonë në Paris, Dritan Tola, për të marrë pjesë në Konferencën ‘Mediterranean of the Future’, shkruan Presidenti Meta.