Ballina LAJME Presidenti Meta: Një gjeneral s’mund të jetë ministër i Brendshëm

Presidenti Meta: Një gjeneral s’mund të jetë ministër i Brendshëm

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta zbulon arsyen e mosdekretimit të Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm.

Meta e vlerëson emërimin e tij si një problematikë themelore kushtetuese. Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti apo veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë dhe as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra.”

Argumentet zbulohen në kërkesën që presidenca i ka dërguar ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka më datën 9 nëntor.

“Duke qenë se kandidatura e Sandër Lleshaj vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku ministri si funksion kushtetues është autoritet civil në zbatim të neneve 69, 103, 167/1 të Kushtetutës emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm paraqet një problematikë themelore kushtetuese. Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti apo veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë dhe as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra.”
Kreu i shtetit sqaron në këtë kërkesë, se kryeministri ishte vënë në dijeni edhe herën e parë mbi këtë ndalim kushtetues, e megjithatë kryeministri nuk ka dhënë asnjë shpjegim as shkresën e ridërguar për dekretim të zotit Lleshaj.