Ballina Politikë Presidenti Meta në Kalabri: Italia partner ekonomik

Presidenti Meta në Kalabri: Italia partner ekonomik

Presidenti Ilir Meta gjatë takimit në Kalabri, zhvilloi një vizitë në kompaninë “Amarelli”, me drejtuesit dhe anëtarët kalabrezë të Unindustria-s, anëtare e Confindustria-s në Itali.

Meta, theksoi se vizita zyrtare në Kalabri nuk do të kishte pasur kuptim pa takimin me sipërmarrësit kalabrezë. Gjithashtu nuk la pa përmendur edhe faktin se Italia është partneri ynë kryesor ekonomik dhe se Shqipëria, një vend ka potenciale të mëdha ofron mundësi për investime në fushën e shërbimeve të ndryshme financiare, teknologjike, energjetike, turizëm, etj.

Ndëra sipërmarrësit italianë gjatë takimit me presidentin nënvizuan interesin e madh për të zgjeruar tregjet e prodhimeve të tyre në Shqipëri, përkatësisht në fushat e biodiversitetit, agrikulturës, si dhe veçanërisht të prodhimit dhe përpunimit të agrumeve.