Ballina Aktualitet Presidenti Meta: Franca mbështetëse e Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE

Presidenti Meta: Franca mbështetëse e Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE

Gjatë një axhende të mbushur plot me vizita në Francë, presidenti Ilir Meta ka zhvilluar edhe një takim me ministrin e Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian.

Presidenti ka theksuar se gjatë takimit me ministrin është shprehur mbështetja e Francës ndaj vendit tonë në rrugëtimin drejt BE.

“Një kënaqësi e veçantë për të folur në Marsejë me Ministrin e Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian jo vetëm për rëndësinë e bashkëpunimit në rajonin e Mesdheut. Ne presim me padurim vizitën e tij të ardhshme në Shqipëri dhe mbështejen e fortë të  Francës për të hapur negociatat me BE,”- u shpreh Meta.