Ballina Aktualitet Zgjedhjet Vendore 2019, presidenti Meta shpall dekretin, në votime më 30 qershor

Zgjedhjet Vendore 2019, presidenti Meta shpall dekretin, në votime më 30 qershor

Presidenti i Republikës ka dekretuar datën e zgjedhjeve vendore, duke caktuar 30 qershorin e vitit të ardhshëm si ditën kur do të votohet për zgjedhjen e kryebashkiakëve dhe të këshillave bashkiakë. Në një njoftim për mediat, presidenti Ilir Meta ka bërë të ditur edhe shpalljen e dekretit.

Para ndërmarjes së këtij hapi, presidenti Meta u konsultua edhe me krerët e grupeve parlamentare të partive më të mëdha në vend, duke përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në fakt, ishte pikërisht takimi me kryekuvendarin Ruçi ai që i dha fund procesit të marrjes së mendimeve, duke sjellë edhe dekretin e datës së zgjedhjeve vendore.

Data zyrtare kur do të mbahen zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore është caktuar 30 qershori. Në këtë datë, qytetarët do të zgjedhin kryetarin respektiv të 61 bashkive të vendit dhe anëtarët e këshillave bashkiakë të tyre.