Ballina BOTA Iran, presidenti Rouhani thirrje myslimanëve t’i kundërvihen Shteteve të Bashkuara

Iran, presidenti Rouhani thirrje myslimanëve t’i kundërvihen Shteteve të Bashkuara

Presidenti iranian Hassan Rouhani të shtunën u bëri thirrje myslimanëve, përfshirë banorët e Arabisë Saudite, që është vendi rajonal rival me Teheranin, që t’i kundërvihen Shteteve të Bashkuara. Presidenti Rouhani po ashtu e cilësoi Izraelin si “një regjim i rremë”, i krijuar nga Perëndimi, dhe e krahasoi krijimin e shtetit hebraik pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore me “një tumor kanceroz në rajon.”

Duke folur në Konferencën Vjetore Islamike në Teheran, Rouhani tha se SHBA duan ta skllavërojnë Lindjen e Mesme. Ai tha se vendet rajonale myslimane duhet të ndalojnë “t’u shtrojnë tapetin e kuq kriminelëve”, një kritikë e kuptueshme ndaj Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera rajonale me lidhje të afërta me SHBA.