Ballina BOTA Presidenti i Rumanisë Iohannis: Nuk jemi të gatshëm për presidencën e BE

Presidenti i Rumanisë Iohannis: Nuk jemi të gatshëm për presidencën e BE

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, tha se vendi i tij nuk është i gatshëm të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian në muajin janar dhe i bëri thirrje kryeministres të japë dorëheqje.

“Sipas mendimit tim, ne nuk jemi të përgatitur për këtë. Nuk ka asnjë shans për një qeveri të mirë … apo përfshirje të duhur në çështjet evropiane,”- tha Iohannis të hënën në Bukuresht.

BE më 13 nëntor, do të lëshojë raportin e saj të fundit mbi sistemet gjyqësore të Rumanisë dhe Bullgarisë.