Presidenti 71 vjeçar i Portugalisë bën gjestin heroik, shpëton jetën e dy grave

38

Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa, ka arritur të parandalojë një tragjedi teksa ndodhej me pushime në zonën bregdetare të vendit.

Ai arriti të shpëtonte dy gra të cilat ishin duke u mbytur në plazhin e Algarve pasi varka e tyre kanoe u përmbys.

71-vjeçari nuk hezitoi të hidhej në plazhin Praia do Alvor për të shpëtuar dy gratë.

Presidenti ndodhet po ndërmerr një tur për të promovuar bukuritë e Portugalisë.