Ballina Aktualitet Presidenca: Në Kuvend pati fyerje në vend të argumentave ligjorë

Presidenca: Në Kuvend pati fyerje në vend të argumentave ligjorë

Përmes këshilltarit ligjor, Besnik Dervishaj, institucioni i Presidentit e ka konsideruar debatin e zhvilluar sot në parlament një lumë sharjesh e fyerjesh që nuk i shërben zgjidhjes së krizës e as paqes sociale në vend. Presidenca ripërsëriti në një konferencë për mediat edhe një herë qëndrimin e saj se vendimi është marrë në përgjegjshmëri të plotë për të shmangur një konflikt destabilizues, që mund të kulmonte në përplasje më 30 qershor.

“Insitucionit i Presidentit ka ndjekur me vëmendje diskutimet e qëndrimet publike përfshirë edhe ato në seancë plenare, ku është diskutuar vendimmarrja e presidentit për zgjedhjet e 30 qershorit. Në vend të një diskutimi mbi argumentat ligjorë, dhe në vend që sot të ishte një momënt reflektimi e të diskutohej mbi veprimet pozitive për negociatat apo zgjidhjen e krizës, u lëshuan lumenj fyerjesh. Kjo retorikë nuk i shërben as zgjidhjes së krizës e as paqes sociale në vend. Presidenti thekson se dekreti për anulimin e zgjedhjeve është marrë në mbështetje të plotë të kushtetutës. “U shpreh Këshilltari ligjor i Presidentit Meta.