Premtonin kalimin e kufirit për 2500 euro, policia arreston 5 persona, 8 në kërkim

39

Policia bën me dije për finalizimin e operacionit “Danubi” i cili çoi në pranga 5 persona, si dhe të 8 tjerë u shpallën në kërkim nga policia e Durrësit.

Nga ky operacion janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete, 4 pasaporta si edhe një sasi e konsiderueshme në lekë dhe euro.

Operacioni, pas një hetimi disa mujor bëri të mundur edhe sekuestrimin  në cilësinë e provës materiale të 3 automjeteve, 4 pasaportave dhe një sasi e konsiderueshme në lekë dhe euro.

Nga ky operacion u vunë në pranga shtetasit:  Xh., 58 vjeç, I. B., 58 vjeç, I. G., 64 vjeç, A.N., 49 vjeç, banues në Durrës dhe E. B., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Po në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e 8 shtetasve të tjerë që dyshohet se janë të përshirë në këtë veprimtari kriminale. Për arsye hetimi nuk bëhen me dije të dhëna të tjera të tyre.

Policia tha se në bashkëpunim me homologët vijon puna për lokalizmin, kapjen dhe ekstradimin e tyre drejt vendit tonë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundjet fitimit.

Këta shtetas, kundrejt fitimit nga 1000 deri në 2500 euro, u jepnin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit, personave që u refuzohej hyrja në vendet e BE-së.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin për transportin e personave, 4 pasaporta biometrike dhe një sasi e konsiderueshme në euro dhe lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.