Ballina Kronikë Prej katër ditësh i zhdukur, dalin rezultatet e autopsisë per adoleshentin e...

Prej katër ditësh i zhdukur, dalin rezultatet e autopsisë per adoleshentin e mbytur në lumin Vjosa

Një 17-vjeçar nga Këlcyra, i cili ishte denoncuar i zhdukur prej katër ditësh nga familjarët, është gjetur i mbytur në lumin Vjosa.

Matias Rizallari dyshohet se mesditën e se dielës  është mbytur në lumin Vjosa ndërsa lahej.

Sipas burimeve në Policinë lokale i riu është parë në afërsi të lumit dhe prej asaj dite familjarët kanë humbur kontaktet me të.

Trupi i pajetë i 17-vjeçarit u gjet në hyrje të Këlcyrës mëngjesin e djeshë, pas mbërritjes së polumbarëve të RENEA-s.

Trupi i pajetë i të riut u dërgua ekspertizë mjekoligjore në morgun e spitalit rajonal Omer Nishani në Gjirokastër, ndërsa autopsia u bë nga një mjek ligjor i mbërritur nga Vlora.

Bëhet e ditur se nga rezultatet e autopsisë rezulton se në trupin e tij nuk ka shenja dhune, por vetëm mbytjeje.