Prej ditësh i larguar nga shtëpia, një person gjendet i varur në një shtëpi të braktisur

26

Një person është gjetur i varur në një pallat të braktisur.

Ngjarja është raportuar në rrugën “Demokracia”, në Vorë, pasditen e kësaj të hëne.

Viktima është identifikuar me inicialet T. K, 50 vjeç.

Ky i fundit rezulton të jetë larguar nga shtëpia që në datën 19 mars të këtij viti.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, teksa nuk dihet nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëflijim.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.