Prej disa orësh i bën rezistencë RENEA-s, 71 vjeçari i bën thirrje policisë:”Mos m’i fikni dritat, po shoh lajmet!”

42

RENEA ka rrethuar banesën e një personi të armatosur që refuzon të dorëzohet.

Ai ndodhet i izoluar në banesën e ish-gruas, Elbasan, prej disda orësh.

Lefter Zhidru, 71-vjeç  qëlloi pak orë më parë ndaj forcave të rendit, duke plagosur dy kalimtarë.

Më pas ai u izolua në banesë dhe mësohet se pas disa orësh negociata ai i ka kërkuar RENEA-s, që t’i rikthehet energjia elektrike.

Policia i ka ndërprerë energjinë banesës ku ai qëndron i izoluar dhe i armatasour, ndërkohë 71-vjeçari ka pretenduar që t’i rikthehet energjia pasi po ndiqte lajmet.

Në ekrane prej orësh po jepet lajmi mbi ngjarjen me emrin e tij.

Familjarë, madje edhe vajza e tij 14-vjeçare i ka bërë thirrje të dorëzohet, me qëllim që RENEA të mos shkojë në asgjësimin e Zhidru, nisur nga fakti se ai është i armatsour dhe madje ka rrezikuar jetën e disa efektivëve të polisisë, sikurse ka plagosur dy të rinj të pafajshëm.

Mësohet se së fundmi 71-vjeçari i ka kërkuar policisë djalin e tij. Por ai mësohet se nuk jeton në Shqipëri.

Është thirrur edhe një zjarrëfikëse, teksa policia po merr në konsideratë ndërhyrjen pa u errësuar, për arrestimin ose asgjësimin e të armatosurit.

Ngjarja e rëndë ndodhi sor kur Lefter Zhidru u denoncua nga ish-gruaja, por në momentin që policia i shkoi në banesë për ta shoqëruar, ai hapi zjarr ndaj tyre, duke plagosur dy kalimtarë të rastit.

Në vendngjarje ndodhen gjithashtu edhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, përfshirë kreun e saj, Ardi Veliu, si dhe prokurori Kreshnik Ajazi.noa