Prej 20 vitesh punëtor i ndershëm në ndërtim, policia italiane i kap shqiptarit 21 kg heroinë

112

Një punëtor shqiptar në Milano është vënë në pranga pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur 21 kg heroinë.

Dyshimet e policisë italiane nisën pas një episodi ku dyshohej se dy persona po shkëmbenin lëndë narkotike.

Drejtuesi i furgonit, u kap me 10 gramë kokainë. I pyetur për ngjarjen, shqiptari 48 vjeç ka pranuar se e përdorte vetë kokainën, por agjentët e policisë nuk janë mjaftuar me kaq.

Gjatë kontrollit në apartament, këtij personi i janë zbuluar 43 pako me heroinë me peshë 21 kg.

Gjithashtu policia italiane sekuestroi 2.5 kg përzierës, material ambalazhi, presa dhe 5,000 euro.

Shtetasi shqiptar rezultonte pa precedentë penalë dhe prej 20 vitesh punonte në ndërtim.

Policia italiane po heton ngjarjen.