Ballina LAJME PPP faturë prej 807 mld dollarë

PPP faturë prej 807 mld dollarë

Kontratat e koncesioneve me formulën e PPP do të kenë një faturë prej 807 mld dollarësh. Akuzat mbi marrëveshjet kanë shkaktuar debate në mbledhjen e komisionit të ekonomisë. Për Erjon Braçen pikëpyetja më e madhe është forma e shlyerjes së detyrimeve.

Braçe: A ka rreziqe që këto të ardhura mos të realizohen dhe natyrisht pastaj detyrimi për të ruajtur tavanet buxhetore të prekin shpenzimet dhe në rast se do të prekin shpenzimet, në cilat sektorë do të prekim shpenzimet?

Ahmetaj: Ne vazhdojmë mbetemi me variantin konservator…

Braçe: Dmth ju jeni të bindur që këto të ardhura realizohen për herë të dytë

Ahmetaj: Jam shumë i bindur, kjo është arsyeja pse kemi vendosur atë…risqet gjithmonë janë nga shoku makro-ekonomik.

Kreu i komisionit të Ekonomisë kërkoi më shumë kujdes të përllogaritjes së kostove, duke marrë si shembull rrugën Thumanë-Kashar, vlera e së cilës ndryshoi disa herë.

Braçe: Në 2018 ka një vlerë, në 2019 në të njëjtin relacion ka një vlerë tjetër të shtuar, mund të dime arsyen pse është shtuar kjo vlorë?

Ahmetaj: Konkretisht Thumanë-Kashar është në nivel të avancuar.

Gjithashtu ai kërkoi të merren masa për të gjitha kontratat që po u mbaron afati.