Pozitiv ndaj COVID-19, mjeku kirurg vetëm 40 vjeç transportohet me urgjencë në Spitalin Infektiv

66

Një mjek kirurg nga Berati i rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 është dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv, pasi gjendja e tij u përkeqësua.

Mjeku vetëm 40 vjeç vuan gjithashtu nga diabeti.

Pasi u regjistrua si rast pozitiv, reparti i kirurgjisë në Berat është mbyllur për dezinfektim.

Gjithashtu kolegët e mjekut do të duhet t’i nënshtrohen tamponit, për të vazhduar hetimin epidemologjik dhe për të gjurmuar raste të tjera.

Në të dyja spitalet COVID-19 po trajtohen 122 pacientë ku 14 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar.