Poshtë pallatit duke shitur lëndë narkotike, policia arreston 22 vjeçarin

46

Një person është arrestuar në Tiranë pasi u zbulua teksa shiste lëndë narkotike.

Policia thotë se në pranga ka rënë 22-vjeçari me inicialet R. T.

Burimet zyrtare thonë se Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar të riun poshtë një pallati në zonën e Laprakës, duke i shitur lëndë narkotike shtetasve I. S., E. D., A. S. dhe A. G.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. T., Policia gjeti dhe sekuestroi doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë të konsiderueshme parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale dhe 2 aparate celular.