Ballina BOTA Portugali, sërfisti kalon dallgën më të lartë të të gjitha kohërave

Portugali, sërfisti kalon dallgën më të lartë të të gjitha kohërave

Sërfisti britanik, Tom Butler arriti të kalonte të premten e kaluar më 14 dhjetor në Nazare, Portugali, një dallgë monstruoze, ndoshta më e larta e të gjitha kohërave.

Butler thotë që lartësia e ujit ishte 30.8 metra. Nëse madhësia e saj do të zyrtarizohet nga World Surf League ky do të ishte rekordi absolut, aktualisht i mbajtur nga braziliani Rodrigue Koxa me 24 metra.

“Krishtlindja këtë vit erdhi më shpejt për mua. Ishte magjike. Do të mbetet në kujtesën time për jetë. Nuk është objektivi im të dal nga uji me ndonjë kockë të thyer. Dua vetëm të bëj sërf me dallgë të mëdha sa më shumë të mundem. Është pikërisht kjo që dua më shumë,” – është shprehur i entuziazmuar Butler.