Ballina Aktualitet Portugali, Fleckenstein: Shqipëria ka kryer detyrat për hapjen e negociatave me BE

Portugali, Fleckenstein: Shqipëria ka kryer detyrat për hapjen e negociatave me BE

Eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein gjatë punimeve të Kongresit të Partive Evropiane Socialiste që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë, u shpreh se qeveria shqiptare ka kryer detyrat e lëna për hapjen e negociatave me BE-në.

Duke u ndalur në procesin që po ndjek vendi për integrimin në BE dhe ku në qershor pritet hapja e negociatave, Knut Fleckenstein vlerësoi angazhimet e Shqipërisë për të ecur përpara në forcimin e shtetit ligjor dhe të reformave të ndërmarra.

“Mazhoranca ka kryer detyrat e lëna për hapjen e negociatave me BE-në,” -deklaroi Fleckenstein.

Mbështetje për aspiratën e Shqipërisë drejt BE, u mor edhe nga deputetja në Parlamentit Evropian dhe raportuese për vizat në këtë institucion, Tanja Fajon.