Ballina Aktualitet Porto Romano, nis ndërhyrja në grumbullimin e plehrave

Porto Romano, nis ndërhyrja në grumbullimin e plehrave

Pas urdhrit të parë të zëvendësministrit të Brendshëm Sandër Lleshi, drejtuar institucioneve në varësi në nivel lokal, për disiplinimin e mbetjeve urbane në vendgumbullime, prefektura e Durrësit ka organizuar punën për shuarjen e zjarreve, duke nisur ndërhyrjen në vendgrumbullimin e plehrave në Porto Romano.

Sot disa makina zjarrfikëse kanë punuar për shuarjen e zjarreve së bashku me mjetet e rënda, të cilat punuan për pastrimin e kanaleve dhe ngjeshjen e fushës.

Prefekti Roland Nasto deklaroi se në fund të këtij viti kalendarik nuk do të ketë më plehra që depozitohen në këtë fushë. Mbetjet do të dërgohen në Tiranë për riciklim, ndërsa fusha do të rrethohet si fazë e parë e saj.