Ballina Aktualitet Porti i Shëngjinit, së shpejti me karakter turistik

Porti i Shëngjinit, së shpejti me karakter turistik

Pas investimeve në portin e Sarandës, Durrësit dhe Vlorës, së shpejti edhe porti i Shëngjinit do të pësojë një transformim.

Gjatë takimit publik “Bashkia që duam” të zhvilluar në Lezhë, kryeministri Edi Rama ju përgjigj interesit të një prej banorëve për portin e Shëngjinit, port i cili sipas tij do të kthehet në një port turistik.

“Për portin e Shëngjinit ne kemi një projekt dhe kemi qëllimin për ta kthyer në port turistik. Pra të vijnë anije për turizëm dhe natyrisht edhe për lëvizjen e pasagjerëve dhe ky është projekti. Pjesa e peshkimit nuk diskutohet dhe hap pas hapi do të shkojmë në këtë drejtim. Projekti për portin e madh etj, mbetet një nga ëndrrat e të gjithëve, por nuk kemi patur asnjë situatë dhe investitorë të rëndësishëm,” – u shpreh Kryeministri.