Ballina BOTA “Porsche” tërheq 75 000 “Panamera” në të gjithë botën

“Porsche” tërheq 75 000 “Panamera” në të gjithë botën

Prodhuesi gjerman i automjeteve luksoze, “Porsche”, ka tërhequr rreth 75 000 modele “Panamera” në të gjithë botën për shkak të një defekti në softuer.

“Mjetet e prekura janë ato të prodhuara mes 21 marsit 2016 dhe 6 dhjetorit 2018,” – njoftoi sot prodhuesi i automjeteve.

“Ky gabim shkakton keqfunksionim të timonit elektrik, që do të thotë se shoferit do t’i nevojitet të përdorë më shumë forcë për të kthyer mjetin. Për të shmangur këtë problem, njësitë e prekura duhet të riprogramohen. Procedurat e riprogramimit marrin rreth një orë kohë”, shtoi prodhuesi gjerman i automjeteve,” – shtoi më tej “Porsche”.