Pompeo përshëndet çeljen e negociatave: “Me ju, në çdo hap!”

63

Mike Pompeo,Sekretari amerikan i Shtetit përshëndeti vendimin e Këshillit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nga Pompeo ka patur një reagim në Twitter, sot në mbrëmje.

Pompeo shkroi se SHBA mbetet partner i Shqipërisë në çdo hap të rrugës së saj në integrimin europian.

“Mirëpresim vendimin e Këshillit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri juaj në çdo hap të rrugës”, shkruan Pompeo në reagimin e tij.