Ballina Aktualitet Poloni, presidenti Meta: Të arrihet bashkëpunim për sfidat globale

Poloni, presidenti Meta: Të arrihet bashkëpunim për sfidat globale

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në Samitin e Klimës, që po zhvillohet në Katavicë të Polonisë.

Meta komentoi politikat që po ndjek Shqipëria për të reduktuar emetimin e gazrave në atmosferë, dhe u shpreh se inkurajon bashkëpunimin mes shteteve për sfidat globale.

Ai shtoi gjithashtu se Shqipëria po i jep një rëndësi të madhe ndryshimeve klimaterike, dhe për këtë arsye po ndjek strategjinë e Parisit.