Ballina Aktualitet Poloni, presidenti Meta takon Arnold Schwarzenegger

Poloni, presidenti Meta takon Arnold Schwarzenegger

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar në Poloni edhe me aktorin e madh të filmave aksion, Arnold Schwarzenegger.

Kreu i Shtetit shpreh kënaqësinë për takimin dhe thotë se Schwarzenegger është mjaft i angazhuar për parandalimin e ngrohjes globale. Por Meta thotë më tej se së afërmi aktori amerikan mund të jetë dhe në Shqipëri.

“Kënaqësi të takoja në Katovicë, Arnold Schwarzenegger, mjaft i angazhuar për të ndërgjegjësuar njerëzimin për bashkimin e përpjekjeve për parandalimin e ngrohjes globale para se të jetë vonë. I bindur se së afërmi do ta kemi në Shqipëri,” – shkruan Presidenti.

Kreu i Shtetit po merr pjesë në Samitin e Klimës “COP24” të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që po zhvillohet në Katovicë të Polonisë.