Lajmi se një politikan italian u vra ditën e djeshme, tronditi jo pak opinionin publik. Pistë kryesore për eleminimin e tij ishte prezenca e tij në politikë.
Por duket se gjërat nuk kanë shkuar kështu.
Franco Colleoni sekretar i partisë “Lega Nord” për 5 vite në Bergamo është vrarë nga i biri.
I gjithë konflikti ka lindur për restorantin që politikani kishte në pronësi.
Francesco, djali i tij 34 vjeç e ka sulmuar 68 vjeçarin duke e qëlluar me gurë në kokë deri sa ai të vdiste.
Gjatë natës së djeshme Francesco Colleoni është arrestuar nga policia. Ai pranon se kishte mosmarrveshje me të atin për menaxhimin e restorantit, por thotë se nuk mban mend asgjë në lidhje me ngjarjen.