Politika “sherr” në Kuvend për Reformën Zgjedhore, deputeti 80 vjeçar kujdeset për look-un

50

Selami Jenisheri, deputeti i opozitës së re parlamentare bën të flasin për të sërish mediat.

Ai është 80 vjeç dhe gëzon formë fizike të mirë. Kjo, falë edhe përdorimit të biçikletës rozë që ai posedon.

Ditën e sotme, seanca parlamentare nuk ishte e njëjtë si herët e tjera për shkak të infektimit të tre deputetëve me COVID-19, por edhe sepse vazhdojnë debatet e ashpra për ndryshimet kushtetuese të Reformës Zgjedhore mes mazhorancës dhe opozitës.

Por duket se kjo gjë nuk e ka shqetësuar deputetin. Ai është parë pranë kuvendit teksa kuronte look-un e tij duke u krehur përpara fillimit të seancës.

Jam njeri me fat', deputeti fotografohet duke lëvizur me ...