Ballina Aktualitet Policia shkencore, Çeloaliaj: Punojmë në kushte të vështira infrastrukturore

Policia shkencore, Çeloaliaj: Punojmë në kushte të vështira infrastrukturore

Rreth 4 vite më parë, Institutit i Policisë Shkencore, u zhvendos nga Ministria e Brendshme për në ambientet e Gardës së Republikës. Ky moment ka krijuar vështirësi për këtë institucion, për shkak të kushteve të këqija infrastrukturore. Drejtori, Xhevahir çeloaliaj, shqetësimin ua ka ngritur deputetëve socialistë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Institutit i Policisë Shkencore punon në kushte të vështira, kjo për shkak të infrastrukturës ku është ngritur dhe funksionon për më shumë se 3 vite.

Shqetësimi është ngritur nga drejtori Xhevahir Çeloaliaj, pas një takimi që ai ka zhvilluar me deputetët socialistë të Komisionit të Sigurisë.

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, pas vizitës në këtë institucion, premtoi mbështetje, ndërsa vlerësoi rolin në zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

Ermonela Felaj: Sot ekipe ndërkombëtare e vlerësojnë Institutin e Policisë Shkencore për kapacitetet teknike apo njerëzore që ka brenda tij. Kuptohet që puna duhet të zhvillohet në ambjente më të përshtatshme. Synimi i kësaj vizite ky ishte, që në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Brendshme të mundemi ti japim pamjen e duhur këtij institucioni, ta lejojmë që ai të punojë në kushte sa më optimale pune.

Instituti i Policisë Shkencore prej me shumë se 3 vitesh është ngritur në ambjentet e Gardës së Republikës, ndërsa pritet që sërish brenda pak kohësh të ndërrojë godinë.