Policia parandali krimin në familje/ Arrestohet 64-vjeçari

47

Policia e Kurbinit ka bërë me dije se sot, pas marrjes së një njoftimi në orët e para të mëngjesit, ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale.

64-vjeçari Hasan Lika, banues në Malbardhë, pas një konflikti për pronën ka kanosur me armë kushëririn e tij.

Hasan Lika është vendosur në pranga, ndërkohë janë sekuestruar arma e zjarrit automatik , 2 krehra dhe municion luftarak.

Kujtojmë se më herët edhe dy djemtë e 64-vjeçarit pasi kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë kanosur me pistoletë imituese punonjësit e policisë.

Sakaq materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.